Lorenco Vila do të vazhdojë të jetë pjesë e Dinamos. Ashtu siç ka raportuar “Newsport.al” rreth një muaj më parë, sulmuesi 27-vjeçar ka vendosur të rinovojë me klubin kryeqytetas.
Kontrata e re, do ta mbajë Vilën të lidhur me Dinamon deri në verën e vitit 2028-të. Por ofertat për sulmuesin durrsak nuk kanë munguar, pasi “Newsport.al” ka mësuar se një klub slloven iu vu pas Vilës.
Për këtë të fundit pati interes konkret nga klubi sllovak i Zeleziarne Podbrezova. Këta të fundit përgatitën një kontratë mjaft fitimprurëse, mirëpo zgjedhja e Lorenco Vilës ishte me zemër, duke hedhur poshtë ofertën jashtë Shqipërisë, për të vazhduar me ekipin e Ilir Dajës.
Kujtojmë se Vila u bashkua me Dinamon në gusht të vitit 2023. Lojtar i dalë rishtazi nga ekipet e Teutës, zgjodhi që të largoej nga ekipi i qytetit, për të nisur një aventurë të re me dinamovitët, aty ku është kthyer në lider. /Nikoll RAJTA/

