Lorenco Vila
Lorenco Vila është një prej futbollistëve më të lakmuar këtë sezon në “Abissnet Superiore”, mirëpo sulmuesi pritet të marrë shumë shpejt një vendim. Vila është pranë rinovimit me Dinamon.
27-vjeçari është duke marrë kohën e tij për reflektim, pasi kontrata me kryeqytetasit i skadon më 30 qershor të këtij viti, por palët janë optimiste për rinovimin. Ndërsa flitet për një kontratë që do ta mbajë të lidhur Vilën me Dinamon deri në vitin 2028.
Kujtojmë se sulmuesi durrsak është padyshim një nga emrat më të dashur për Ilir Dajën. Nën drejtimin e Dajës, Vila ka qenë titullar absolut dhe protagonist me gola e asiste vendimtarë.
Poll
