Edhe pse vitet kalojnë dhe kohët ndryshojnë, disa detaje dhe fakte mbeten të “gdhendura”. Mund të tingëllojë gati në absurditet, por është e vërtetë, Astana në vitin 2019 mposhti me përmbysje në Kazakistan Manchester United, 2 – 1.
Konkretisht më 28 nëntor të vitit 2019, gjigantët anglez pa shumë objektiva, pasi e kishin siguruar avancimin përtej fazës së grupeve të Europa League, futën në fushë, ekipin e dytë.
Edhe pse Manchesteri kaloi i pari në epërsi me Jesse Lingard (minuta e 10-të), u përmbys nga Astana me golat e Shomoks (55’) dhe Bernard (62’).
Pas 7 vitesh, në të njëjtin stadium, Dinamo përmbysi Astanën në “zemër” të Kazakistanit dhe siguroi kualifikimin në raundin e dytë të Conference League.
Edhe pse në “letër”, gjasat që diçka e tillë të ndodhte ishin inekzistente, shto humbjen e ndeshjes së parë në “Elbasan Arena”, ekipi i drejtuar nga Ilir Daja tregoi karakter dhe shpirt gare.
