Ballkani ka fituar ndeshjen përballë ekipit skocez Connahs, në përballjen e dytë të turit kualifikues në Conference League me rezultatin 3-2 duke u kualifikuar në raundin tjetër.
Goli i parë u shënua nga ekipi kosovar në minutën e 20-të me anë të mesfushorit Edvin Kuc. Ballkani dyfishoj shifrat në minutën e 49-të me anë të brazilianit Giovanni dhe në minutën e 57-të shënoi dhe golin e tretë me anë të Valentin Serebe. Miqtë arritën të reagonin me dy gola në minutën e 69-të dhe 76-të të takimit.
Kështu Ballkani kalon në turin tjetër kualifikues dhe vazhdon ëndrrën për të arritur grupet e Conference League.
Goli i Edvin Kuc (Ballkani 1-0 Connahs)
Goli i Giovannit (Ballkani 2-0 Connahs)
Goli i Valentin Serebe (Ballkani 3-0 Connahs)
Goli i Max Woodcock (Ballkani 3-1 Connahs)
Goli i Hussein Mehasseb (Ballkani 3-2 Connahs)
