Janë publikuar formacionet e ndeshjes së kthimit Malisheva – Vllaznia, raundi i parë në Conference League. Ekipi shkodran vjen i avantazhuar pas fitores 2 – 1 në “Loro Boriçi”, ndërsa është zbuluar 11-shja startues.
Në portë është pozicionuar Jukaj, për të vijuar me kuartetin defensiv Gurishta-Pusi-Celikovic-Musta. Dros dhe Tafili me pozita “lidhëse” mes reparteve, kurse Toma-Murataj dhe i “rilinduri” Qato do të jenë me prirje për të ndihmuar qendërsulmuesin Bekim Balaj.
Inkuadrimi i Rrok Tomës dhe Klinto Qatos tregon besimin që ka Martini te kjo dyshe në fazën ofensive. Nga kampi i Malishevës, edhe pse Isgandarli ka pak kokë që është bashkuar me ekipin, trajneri Thomas Brdaric i ka besuar nga minuta e parë, aty ku sulmuesi azer do të jetë rrezik konstant për portierin Jukaj.
