Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

VIDEO/ “Luftë” e ashpër mes BATE-s dhe Elbasanit, ndeshja shkon në shtesa! E destinuar drejt… “ruletës ruse”

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ “Luftë” e ashpër mes BATE-s dhe Elbasanit, ndeshja
BATE - Elbasani

Ndeshja BATE Borisov – Elbasani ka kaluar në shtesë. Koha e rregullt përfundoi 0 – 0.

Të dyja ekipet treguan karakter dhe dëshirë për të marrë fitoren, ama jo në gjendje të shënonin, teksa shtesat nga 15 minuta do japin ide më të qartë për ekipin e kualifikuar në raundin e dytë të Conference League.

Në bazë të “panoramës” së treguar përgjatë 90 minutave, opsioni më i mundshëm anon nga “ruleta ruse”, penalltitë.

KOHET SHTESE

BATE 0 – 0 Elbasani

90' - Përfundon koha e rregullt 0 - 0, sfida kalon në shtesa.

80' - Lleshi tenton nga distanca, "neutralizohet" në kohë nga portieri i BATE-s.

 

45' - Mbyllet pjesa e parë pa gola mes BATE-s dhe Elbasanit.

25' - Varaksa godet fuqishëm me kokë, pozicional dhe i saktë në ndërhyrje portieri Aleksovski.

 

1’ – Shkelmohet topi në stadiumin “Mehdi Huseynzade”.  

 

FORMACIONET ZYRTARE

BATE Borisov: Sokol; Bochko, Rakhmanov, Sakuta, Kress; Mikhnyuk, Angban, Neskoromnyi; Kaplenko, Puerto, Varaksa.

Trajner: Vitali Rogozhkin

ELBASANI: Aleksovski; Lila, Epitaux, Lulaj, K. Kasa, Ibrahim, Barjamaj, Tresa; Diallo, Hebaj, Nikaj.

Trajner: Ivan Gvozdenovic.

Conference League: Raundi i parë

Stadiumi: “Mehdi Huseynzade”

Arbitër: Daniyar Sakhi  

Poll

Lexo gjithashtu