Conference League
Ditën e sotme, në fushë nuk do të jenë vetëm ekipet e Superiores shqiptarët në arenën evropiane. Edhe dy ekipe të tjera do të luajnë sot fatet e kualifikimit në Conference League.
Prej orës 20:00, Ballkani do të kërkojë fitoren përballë uellsianëve të Connahs. Sfida e parë në transfertë përfundoi me shifrat 0-0, ndërsa klubi shqiptar ka mundësinë për t’u kualifikuar.
Në krahun tjetër, po në të njëjtën orë do të zbresë në fushë edhe Shkëndija e Tetovës. Këta të fundit e kanë kualifikimin “në xhep”, pas fitores me shifrat 5-0 ndaj Europa FC nga Gjibraltari në transfertë, ndërsa sot në Shkup, luajnë për “statistika”.
Poll
