Drejtori Sportiv, Elton Guranjaku dhe Elbasani
Bernard Karrica dhe Marjo Barjamaj janë futbollistët më të rinj të Elbasanit. Dy lojtarët janë larguar nga Vora, por momentalisht është njoftuar që do të jenë pjesë e “verdhebluve” vetëm për Kupat e Evropës.
Është vetë klubi nënkampion i Superiores që ka njoftuar diçka të tillë. Ndërsa vlen të theksohet se Karrica e Barjamaj kanë qenë nga më të spikaturit te vorakët në sezonin që lamë pas.
“Bernard Karrica dhe Marjo Barjamaj i bashkohen ekipit në rrugëtimin tonë për edicionin e parë në UEFA Conference League. Mirë se erdhët djema”, shkruan klubi i Elbasanit.
Poll
