Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

VIDEO/ Dy gola rekordi për Leo Messin, “pleshti” merr për dore Argjentinën dhe kalon fazën e grupeve

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Dy gola rekordi për Leo Messin, “pleshti” merr për
Leo Messi

Argjentina ka fituar përballë Austrisë në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë të Botërorin 2026, në Grupin J. Sfida e zhvilluar në stadiumin “AT&T Stadium”, përfundoi me shifrat 2-0.

Protagonist absolu në këtë sfidë ishte Leo Messi, i cili gjeti rrugën e rrjetës me një goditje perfekte në minutën e 38-të për golin e parë. Për të dytin, ikona argjentinase mendoi në të 95-tën.

Vlen të theksohet, se kështu “pleshti” thyen rekordin e Miroslav Klose (16 gola), me Messin që shkon në kuotën e 18 të tillëve në Botëror.

Kështu, kampionët e botës në fuqi blindojnë vendin e parë me 6 pikë dhe janë zyrtarisht pjesës e fazës së ardhshme në Botërorin 2026. Në krahun tjetër me 3 pikë, Austria mbetet në vendin e dytë.

Goli i Messit (Argjentinë 1-0 Austri)

Goli i Messit (Argjentinë 2-0 Austri)

 

 

Poll

Lexo gjithashtu