Manchester United ka bërë një hap historik drejt së ardhmes. Klubi ka konfirmuar zyrtarisht sigurimin e sipërfaqes së nevojshme për ndërtimin e një stadiumi të ri modern, i cili pritet të ketë një kapacitet mbresëlënës prej 100,000 vendesh.
Klubi ka njoftuar zyrtarisht blerjen e një sipërfaqeje prej 25 hektarësh, e cila ndodhet afërsisht 350 metra në veriperëndim të "Old Trafford", nga kompania “Indurent”. Ky projekt shënon fillimin e një epoke të re për "Djajtë e Kuq", duke synuar të transformojë infrastrukturën e klubit dhe të rrisë ndjeshëm kapacitetin për tifozët.
Ndërtimi i stadiumit pritet të kushtojë 2.6 miliardë euro dhe mund të jetë gati për sezonin 2030-2031.
Manchester United has plans to build a 100,000-seat stadium, the biggest in the UK.
— Front Office Sports (@FOS) June 22, 2026
The club has now officially secured the land for the $2.6 billion stadium, which it hopes to have ready for the 2030-31 season. pic.twitter.com/YJVzqmwjF2
