Rustem Hoxha nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Dinamos, ashtu sic njoftoi edhe klubi disa orë më parë. Ndërsa së fundmi është vetë qendërmbrojtësi ai i cili ka reaguar në rrjetet sociale.
34-vjeçari nuk ka kursyer elozhet dhe falënderimet për klubin kryeqytetas. Kujtojmë se Hoxha u bashkua me Dinamon në korrik të vitit 2023, pasi mbylli aventurën me Ballkanin.
Ndërsa vlen të theksohet se 34-vjeçari është prej 1 viti jashtë fushës së blertë, për shkak të një dëmtimi të rëndë që pësoi verën e shkuar.
REAGIMI:
Mbas 3 vitesh të mbushura me emocione, suksese dhe trofe, nga sot nuk do të jem më pjesë e Dinamos. Dua të falënderoj nga zemra të gjithë familjen e madhe dinamovite: presidentin, stafin, shokët e skuadrës dhe tifozët për mbështetjen dhe besimin gjatë gjithë kësaj periudhe. I uroj Dinamos shumë suksese në vazhdim. Faleminderit për gjithçka!
View this post on Instagram
