Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

VIDEO/ “Mrekullia” e Kepit të Gjelbër bën “jehonë” në Botëror, kombëtarja debutuese i merr pikë edhe Uruguait

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ “Mrekullia” e Kepit të Gjelbër bën
Kepi i Gjelbër

Spektakël, gola të jashtëzakonshëm dhe përmbysje! E tillë rezultoi sfida mes Uruguait dhe Kepit të Gjelbër, zhvilluar prej orës 00:00 dhe e vlefshme për grupin H. Sfida e luajtur në stadiumin “Hard Rock Stadium” të Miamit përfundoi në barazimin 2-2.

Magjia ndodhi pikërisht në minutën e 21-të, në fraksionin e pjesës së parë, kur Kevin Lenini shënon një gol mjaft të bukur nga goditja e dënimit për t’i dhënë epërsinë të tijëve. Një finalizim që të rikujton edhe legjendën e Brazilit, Roberto Carlos.

Reagimi i uruguajanëve vjen në të 44-tën përmes Maximiliano Araujos, i cili gjendet në kohën e duhur në zonë për të barazuar sfidën, përpara se Agustin Canobbio të sillte përmbysjen pa u mbyllur pjesa e parë në shtesën e 6-të të ndeshjes.

Në të dytën, debutuesit e këtij turneu nuk dorëzohen dhe mjafton një “përgjumje” në prapavijën e mbrojtjes amerikano-latine që Helio Varela të shfrytëzojë mjaft mirë edhe daljen e nxituar të portierit Fernando Muslera, për të dërguar topin në rrjetën.

Kështu, “mrekullia” e Kepit të Gjelbër vijon në këtë edicion të Botërorit, pasi momentalisht kjo skuadër mban vendin e tretë me 2 pikë, po aq sa Uruguai dhe 2 më pak se Spanja kryesuese.

Kujtojmë se këta të fundit nuk u kursyen përballë Arabisë Saudite duke i mposhtur me “manita”, 5-0.


GOLAT: 

Goli i Lenini (Uruguai 0-1 Kepi i Gjelbër)

Goli i Araujo (Uruguai 1-1 Kepi i Gjelbër)

Goli i Canobbio (Uruguai 2-1 Kepi i Gjelbër)

Goli i Varela (Uruguai 2-2 Kepi i Gjelbër)

Poll

Lexo gjithashtu