Eslit Sala
Pak minuta përpara se të zhvillojnë ndeshjen miqësore me NK Rudes, Vllaznia sapo ka njoftuar edhe vendimin për të ndërprerë bashkëpunimin me mesfushorin Eslit Salën.
Përmes një komunikimi publik në rrjetet sociale, shkodranët shkruajnë se i janë falenderues futbollistit për të gjithë kontributin e dhënë, duke i uruar suksese në hapat e tij të radhës të karrierës.
Me fanellën kuqeblu, Sala zhvilloi gjithsej 35 ndeshje, ndërsa më parë ka luajtur për skuadrat malteze të Vallettas dhe Mqabba DC.
View this post on Instagram
Poll
