Vllaznia
Ndërsa ndodhen në Slloveni për fazën përgatitore, Vllaznia e drejtuar nga trajneri Edi Martini, pësoi humbje të thellë ne miqësoren kundër NK Olimpija Ljubljana, e përfunduar 4 – 0 për ekipin slloven.
Pas këtij rezultati, klubi shkodran ka reaguar në rrjetet sociale, duke mos e bërë “dramë” një disfatë me shifra të tilla, pasi e konsideroi rivalin si ndër më të fortët në Slloveni.
Shto detajin që grupi ka afrime të reja së fundmi dhe do duhet kohë për t’u integruar me “gardën e vjetër”. Miqësorja e radhës për Vllazninë do të jetë karshi NK Rudes.
View this post on Instagram
Poll
