Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ “I lindur në qytetin e Rrëshenit dhe....”, klubi moldav prezanton ish-mesfushorin e Superiores

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ “I lindur në qytetin e Rrëshenit dhe....”, klubi
Arli Përgjoni

Arli Përgjoni është zyrtarisht lojtari më i ri i Sheriff Tiraspol. Pasi mbylli aventurën e tij me Bylisin në Kategorinë e Parë, 23-vjeçari vendosi të niste një rrugëtim të ri me gjigantët moldavë.

“Arli ka lindur në një qytet të vogël të quajtur Rrëshen dhe pjesën më të madhe të karrierës kur ishte i ri, e ka kaluar te Laçi. Ai e ka nisur karrierën profesioniste te Shënkolli dhe ka luajtur në Shqipëri. Është hera e parë për të që luan jashtë vendit”, shkruan ndër të tjera klubi moldav.

Një transferim i bujshëm ky për mesfushorin 23-vjeçar, i cili vazhdon karrierën jashtë Shqipërisë, për t’u afirmuar akoma më tepër. Në sezonin që lamë pas, Përgjoni ishte lider edhe pse nuk Bylis nuk ia doli që të mbijetonte në Superiore.  

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FC SHERIFF | ФК ШЕРИФ (@fc_sheriff)

Poll

Lexo gjithashtu