Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Vllaznia e gjen “xholin” brenda ekipit, Edi Martini me “armë sekrete” para Malishevës në Conference League

Shkruar nga NEWSPORT
Vllaznia e gjen “xholin” brenda ekipit, Edi Martini me
Edi Martini

Vllaznia e mbylli fazën përgatitore me humbje në Slloveni, teksa u mposhtën 1 – 2 përballë Lokomotivës së Zagrebit. Gjithsesi, në këtë sesion, trajneri i ekipit shkodranë, Edi Martini ka “fituar” një lojtar shumë të rëndësishëm, fjala është për mesfushorin qendror Klinti Qato.

Edhe është pjesë e Vllaznisë prej 2 sezonesh, 28-vjeçari më në fund ka gjetur veten te kuqeblutë, teksa ka gjetur rrugën e rrjetës në dy miqësoret e fundit.

Po ashtu, Qato mund të konsiderohet edhe “xhol” në ekip, pasi mbulon disa role. Trajneri Martini mund ta përdor si “armë sekrete” mesfushorin nga Kuçova kundër Malishevës, raundi i parë i Conference League.        

Poll

Lexo gjithashtu