Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

EKSKLUZIVE/ Elbasani u “mbyll gojën” kritikëve, vjen firma me mesfushorin e Serie B italiane

Shkruar nga Ermal Spahiu
EKSKLUZIVE/ Elbasani u “mbyll gojën” kritikëve, vjen firma
Elbasani

Elbasani ka kryer goditjen e radhës në merkaton e verës. Burimet për “Newsport.al” raportojnë se verdheblutë kanë transferuar një mesfushor nga Serie B italiane. Zyrtarizimi mund të vijë nga momenti në moment, ndërsa të njëjtat burime sqarojnë se është preferuar që emri të mbahet anonim.

Duket se njoftimet mbi largimet e 8 futbollistëve, të bëra publike të mërkurën, dhanë përshtypjen se tek nënkampionët po ndodh një revolucion, që u prit edhe me kritika për shkak të ndeshje së rëndësishme ndaj BATE Borisov që do të luhet më 7 korrik.

Megjithatë, siç kuptohet nga kjo lëvizje e fundit në vigjilje të këtij takimi të rëndësishëm për sfidën europiane, trajnerit Ivan Gvozdenovic do t'i bashkohet një tjetër element i çmuar në organikë./ Ermal SPAHIU

Poll

Lexo gjithashtu