Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

7 trofe të fituar dhe dominim absolut në Superiore, Egnatia feston sot ditëlindjen e “arkitektit” të klubit

Shkruar nga NEWSPORT
7 trofe të fituar dhe dominim absolut në Superiore, Egnatia feston sot
Egnatia

Ishte viti 2020, kur Agim Demrozi vendosi të blinte aksionet e Egnatias, duke marrë përsipër një investim me risk të madh, por me pritshmëri për të bërë sukses në kampionatin shqiptar.

Sot që flasim, pas gati 6 vitesh që kur u bë numri “një” i klubit rrogozhinas, Egnatia ia ka dalë të përjetojë një epokë të lavdishme me trofe, kulmuar me tre tituj radhazi në “Abissnet Superiore”, i fundit i fituar në këtë sezon që sapo lamë pas.

Presidenti Demrozi ka të gjithë të drejtën për të festuar, ndaj dhe ditën e sotme, familja Egnatia ka zgjedhur t’i shpreh urimet më të mira “arkitektit” të saj për ditëlindjen e tij.

POSTIMI:

“Gëzuar Ditëlindjen, President!

Sot festojmë ditëlindjen e Presidentit të KF Egnatia, Agim Demrozi, njeriut që me vizion, përkushtim dhe punë të palodhur ka udhëhequr klubin drejt sukseseve historike.

Nën drejtimin e tij, Egnatia është shndërruar në një nga klubet më të suksesshme të futbollit shqiptar, duke fituar trofe, duke ndërtuar një projekt të qëndrueshëm dhe duke përfaqësuar me dinjitet ngjyrat bardhejeshile në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare.

Me këtë rast të veçantë, i shprehim mirënjohjen tonë të thellë për kontributin, pasionin dhe përkushtimin e vazhdueshëm ndaj klubit. Ju urojmë shëndet, lumturi dhe shumë suksese të tjera, si në jetë ashtu edhe në krye të familjes së madhe të Egnatias.

Gëzuar Ditëlindjen, President Agim Demrozi!”

Poll

Lexo gjithashtu