Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Paraqitje për librat GUINNESS përballë Austrisë, portieri i Spanjës i fut “të dridhurat” yjeve të Portugalisë (REKORDI)

Shkruar nga NEWSPORT
Paraqitje për librat GUINNESS përballë Austrisë, portieri i
Portieri i Spanjës Unai Simon

Spanja fitoi 3-0 përballë Austrisë, duke prerë kështu biletën e kualifikimit për në fazën tjetër, pra në atë të 1/16-tave, ku do të përballet me Portugalinë, sfidë kjo e përcaktuar për t’u zhvilluar të hënën në orën 21:00.

Pjesë e këtij suksesi ishte dhe portieri i “Furisë së Kuqe”, Unai Simon, i cili e mbajti portën e paprekur për të 4-tën ndeshje radhazi në Kupën e Botës.

Plot 519 minuta pa pësuar gol, një rekord i thyer tashmë nga portieri spanjoll i cili parakalon legjendarin e Italisë, Walter Zenga i cili kish mbajtur këtë status me 517 minuta që prej vitit ’90.

Si duket, krahas sulmit që mbetet një “arsenal” i frikshëm për skuadrën e Luis de la Fuentes, edhe porta vlerësohet me të njëjtën siguri. Megjithatë, prova e vërtetë e Simon do të jetë ajo me Portugalinë, ku sulmin e përbëjnë Cristiano Ronaldo, Goncalo Ramos, Raphael Leao dhe Pedro Neto, pa harruar Bruno Fernandez.

Poll

Lexo gjithashtu