Emiljano Musta, Elbasani
Emiljano Musta do të jetë futbollisti më i ri i Vllaznisë. “Newsport.al” ka mësuar se mbrojtësi 34-vjeçar ka vendosur të mbyllë aventurën me Elbasanin, ndërsa sot ka firmosur me shkodranët.
Një lëvizje e bujshme dhe me shumë cilësi për trajnerin Edi Martinin, kur kujtojmë se pak ditë më vonë, kuqeblutë do të luajnë ndeshjen e tyre të parë në Conference League përballë Malishevës.
Musta ka një karrierë të pasur në Shqipëri, pasi më herët ka qenë pjesë e Egnatias, klub me të cilin fitoi edhe titullin kampion në sezonin 2023/24, ndërsa më parë ka veshur edhe fanellën e Partizanit, Teutës, Flamurtarit, Kukësit, Laçit dhe Shkumbinit. /Nikoll RAJTA/
Poll
