Ancelotti dhe Neymar
Ndërsa Brazili do “përplaset” me Norvegjinë për fazën e 1/16-ave në Kupën e Botës, duket se trajneri i “Seleçaos”, Carlo Ancelotti ka marrë vendim të rëndësishëm për fazën ofensive.
E gjitha përkon me Neymar, pasi me pjesën tjetër nuk pritet të ketë surpriza. Sipas raportimeve, sulmuesi 34-vjeçar do e nis nga minuta e parë dhe i ka kaluar problemet fizike, pra nuk ndjen më shqetësim.
Kanë kaluar 4 vite nga precedenti i fundit që Neymar ka qenë titullar në Kupën e Botës, konkretisht më 9 dhjetor të 2022, kundër Kroacisë në çerekfinale, e humbur nga penalltitë.
View this post on Instagram
Poll
