Maroku ka fituar përballjen me Kanadanë e vlefshme për raundin e 1/16-ave në Botërorin 2026. Ndeshja e luajtur në stadiumin “NGR Stadium” në Houston u mbyll me shifrat 0-3 .
Pjesa e parë e takimit ishte shumë e shpejtë nga të dy ekipet të cilat tentuan të gjenin golin e avantazhit. Goli erdhi në minutën e 50-të me anë të mesfushorit maroken Azzedine Ounahi pas një skeme të bukur në zonë. Në minutën e 82-të afrikano veriorët dyshifruan shifrat përsëri me të njëjtin autor Ounahi.
Në fundin e takimit Maroku shënoi dhe golin e tretë duke vulosur fitoren me golin e sulmuesit Soufiane Rahimi. Kanadezët dhe pse tentuan nuk arritën të gjenin golin. Me këtë fitore Maroku pret kundërshtarin në raundin tjetër një midis Paraguait dhe Francës.
Goli i Azzedine Ounahi (Kanad 0-1 Marok)
Goli i Azzedine Ounahi (Kanada 0-2 Marok)
Goli i Soufiane Rahimi (Kanada 0-3 Marok)
