Kylian Mbappe
Franca ka mposhtur Paraguain, në kuadër të 1/8-tave të Kupës së Botës. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Lincoln Financial Field” të Philadelphias përfundoi në favor të skuadrës franceze në shifrat minimale 0-1.
Goli i vetëm dhe përcaktues për këtë përballje u shënua nga i përhershmi Kylian Mbappe në minutën e 70-të, falë penalltisë.
Duhet thënë se paraguaianët tentuan në çdo mënyrë të frenonin kundërshtarin, madje edhe duke luajtur ashpër, por “Gjelat” e gjetën formulën si të avanconin më tutje.
Në çerekfinale, Franca do të përballet Marokun. Këta të fundit, “thyen” Kanadanë me rezultatin e pastër 0-3.
Goli i Mbappe
Poll
