U mendua si një përballje që do të kalohej si “kafshatë e lehtë” për Francën, por fusha vërtetoi plotësisht të kundërtën, kjo edhe për meritë të arbitrit Ilgiz Tantashev. “Gjelat” kanë prekur tashmë çerefinalen, por ndeshjen ndaj Paraguait do ta “memorizojnë” gjatë.
Shkak janë bërë vendimet e dhëna nga kryesori nga Uzbekistani, për qasjen e ndjekur dhe lejimin e një loje, në dukje të “pisët” dhe që s’ka mbetur pa u kritikuar ashpër nga tifozët francezë, por edhe ndjekës të rregullt të këtij Botërori.
Bëhet fjalë për numrin e kartonëve të verdhë, të cilët munguan në radhët e futbollistëve paraguaianë, edhe pse këta të fundit u paraqitën agresivë në duelet fizike, duke rrezikuar jo pak “yjet” e Francës me ndërhyrje të shpeshta.
Kaq ka mjaftuar që tifozët t’i kërkojnë llogari FIFA-s për të dhënë masa ndëshkuese ndaj arbitrit dhe ta ndalojnë së gjykuari për ndeshjet e radhës. Edhe në mediat franceze po ashtu, paraqitja e arbitrit në këtë duel është etiketuar si skandaloze.
Faullet e shkaktuara nga lojtarët Paraguaianë
