Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Kjo nuk pritej! Bomberi i Spanjës i thotë “JO” Barcelonës dhe i jep “leksion” yjeve botërorë

Shkruar nga NEWSPORT
Kjo nuk pritej! Bomberi i Spanjës i thotë “JO”
Yamal, Nico Williams dhe Oyarzabal

Sulmuesi i Spanjës dhe Real Sociedad, Mikel Oyarzabal ka habitur jo pak me deklatatën e fundit. Në prag të ndeshjes Portugali – Spanjë, e vlefshme për fazën e 1/16-ave në Kupën e Botës 2026, Oyarzabal i ka dhënë fund spekulimeve për të ardhmen, aty ku është përfolur kalimi te Barcelona.

Në futboll nuk e di kurrë se çfarë mund të ndodhë, njësoj si në jetë. Por gjithmonë kam thënë se San Sebastiani është shtëpia ime, ndihem sikur kam jetuar atje gjithë jetën time dhe nuk mund të kërkoja më shumë. Gjithmonë jam ndjerë shumë i dashur dhe i vlerësuar nga klubi im gjatë kohës”, ishin fjalët e Oyarzabal.

Me këtë përgjigje, sulmuesi iberikas ia bën të qartë Barcelonës se nuk ka ndërmend të largohet nga Sociedad. Vështirë se yjet botërorë do të refuzonin kalimin te Barcelona, por “pyka” 29-vjeçare ka zgjedhur “zemrën”, para famës dhe parave.   

      

Poll

Lexo gjithashtu