Inaki Pena
Barcelona ka zyrtarizuar arritjen e marrëveshjes për transferimin e portierit Inaki Pena drejt kampionatit grek.
Klubi katalanas ka konfirmuar se është arritur akordi përfundimtar me Panathinaikos për kalimin e gardianit spanjoll. Pas një periudhe në "Camp Nou", Pena tashmë do të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij me fanelën e klubit grek, i cili kërkon të përforcohet ndjeshëm për sezonin e ri.
Pritet që në orët në vijim të zyrtarizohen edhe detajet e tjera të këtij operacioni nëse portieri spanjoll do të kalojë tek klubi grek në formën e huazimit apo do të ketë një blerje përfundimtare të tij.
Poll
