Ilustrim: Real Madrid / Inter
Real Madrid ka nisur “operacionin” për transferimin e Alessandro Bastonit. Sipas prestigjiozes “AS”, klubi madrilen, me në krye trajnerin Jose Mourinho e shohin mbrojtësin italian si të duhurin për të përforcuar prapavijën.
Qendërmbrojtësi 27-vjeçar është opsioni më real dhe i mundshëm. Puna nga drejtuesit e “Los Blancos” ka nisur dhe pritet një ofertë e parë zyrtare, rreth 60 milionë euro, e cila nuk dihet nëse do të merret parasysh nga klubi i Serie A.
Kujtojmë se Bastoni ka kontratë me Interin deri në verën e vitit 2028. Ndërsa vlera e tij aktuale në “Transfermarkt”, është rreth 65 milionë euro. Mbrojtësi është “prodhim” i Atalantës, ndërsa ka luajtur edhe me Parmën.
View this post on Instagram
Poll
