Julian Alvarez mbetet një “sagë” e cila po vazhdon prej muajsh në “aksin” Atletico – Barcelona. Edhe pse sulmuesi e shprehu pak ditë më parë hapur dëshirën e tij për largim, klubi madrilen u shpreh qartë në konstatim se nuk do ta lënë të lirë pa u plotësuar kushti kryesor, pagimin e plotë të klauzolës së kartonit, pra 150 milionë euro.
Megjithatë, një deklaratë e dhënë së fundmi nga presidenti i katalanasve, Joan Laporta, sa i përket kësaj çështje që po “zien” në Spanjë, mund të shërbejë si një shans më shumë për kampionët e La Liga-s për të veshur “merimangën” me ngjyrat kuqeblu.
“E kemi besimin që t’ia bëjmë ëndrrat realitet lojtarëve që duan t’i bashkohen Barcelonës. Nëse punon dhe lufton për to, ato bëhen realitet. Më pëlqen që disa lojtarë e shprehin këtë dhe kjo na mbush me krenari”, u shpreh Laporta.
Sa i përket një marrëveshje të mundshme, palët do të rikthehen sërish në diskutime dhe nuk përjashtohet mundësia që Alvarez të bëhet me ekip të ri pas përfundimit të Kampionatit Botëror.
View this post on Instagram
