Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

ZYRTARE/ Largim i “rrufeshëm”, klubi i Kategorisë së Parë mbetet pa trajner

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Largim i “rrufeshëm”, klubi i Kategorisë së
Kategoria e Parë

Alfred Deliallisi, ka publikuar vendimin se i ka dhënë fund pozitës si trajner i Korabit në Kategorinë e Parë. Përmes “story” në rrjetet sociale, 33-vjeçari ka bërë të ditur largimin nga ekipi i Peshkopisë.

Deliallisi e mori drejtimin e Korabit më 6 mars të vitit 2025, ndërsa numëron 41 ndeshje në pankinë, e përkthyer me 13 fitore, 13 barazime dhe 15 humbje.

Në edicionin 2025-2026, ekipi nga Veriu nuk shkoi dot më tepër se vendi i 8-të në tabelë, jashtë objektivave, por fatmirësisht i shpëtoi rënies në Kategorinë e Dytë.

ZYRTARE/ Largim i “rrufeshëm”, klubi i Kategorisë së
"Story" i Alfred Deliallisit

            

 

Poll

Lexo gjithashtu