Pak orë pasi u njoftua ndërprerja e bashkëpunimit me Gjilanin, ka ardhur edhe një reagim nga ana e portierit Vokli Laroshi.
Përmes një postimi në Facebook, 24-vjeçari shprehet me mirënjohje ndaj presidentit dhe stafit drejtues për mbështetjen dhe bashkëpunimit gjatë kësaj periudhe.
Mes rreshtash, ai shton se ndryshe nga çfarë mendoi në fillim për kalimin te klubi i kuq, ambiciet nuk u përkthyen me rezultatet që ai priste. Megjithatë, në fund Laroshi shton se largohet me respekt duke i uruar suksese klubit në vazhdim.
POSTIMI:
"Pas një sezoni me fanellën e Gjilanit, rrugëtimi im me klubin ka përfunduar me marrëveshje të përbashkët.
Dua të falënderoj Presidentin, stafin drejtues, stafin teknik, bashkëlojtarët, punonjësit e klubit dhe tifozërinë “Skifterat” për mbështetjen dhe bashkëpunimin gjatë kësaj periudhe.
Erdha me besim në një projekt me ambicie të mëdha, që për arsye të ndryshme nuk arriti te zhvillohej ashtu siç ishte menduar .
Largohem me respekt dhe mirënjohje për të gjithë. I uroj klubit shumë suksese në vazhdim."

