Ballkani
Klubi i Ballkanit ka njoftuar largimin e portierit Artan Iljazit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, klubi nga Suhareka tregon se pas vetëm një sezoni në portë, përfundon këtë rrugëtim duke lënë vetëm përshtypjet më të mirat ndaj skuadrës, si dhe për angazhimin dhe kontributet e dhëna përgjatë këtij sezoni.
Me Ballkanin, Iljazi u paraqit në 33 ndeshje, duke pësuar 37 gola, ndërsa ka mbajtur portën e paprekur në vetëm 10 raste.
Përvojat e tij të mëparshme, përfshijnë kryesisht ekipet e kampionatit në Maqedoninë e Veriut, si FC Shkupi, Shkëndija e Tetovës dhe Gostivarin.
View this post on Instagram
Poll
