Vesel Limaj, Ennur Totre dhe Taulant Seferi
Klubi i Gjilanit i ka dhënë fund bashkëpunimit me mesfushorin qendror, Ennur Totre.
Pas vetëm 1 sezoni me klubin e kuq nga Superliga e Kosovës, 29-vjeçari i lindur në Tetovë ndodhet sërish në “shtegëtim” për ekipin e ri.
Në palmaresin e Totre, ai ka fituar titullin kampion me Tiranën në Superiore, sezoni 2021-2022, i cili rezulton edhe trofeu i fundit deri më tani në karrierë.
Po ashtu, lojtari në fjalë ka lënë “gjurmë” te Shkëndija e Tetovës, e përkthyer me 3 kampionate dhe 1 Kupë të Maqedonisë së Veriut.
View this post on Instagram
Poll
