Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Tjetër “firo” te Barcelona, katalanasit vendosin për fatin e portierit

Shkruar nga NEWSPORT
Tjetër “firo” te Barcelona, katalanasit vendosin për fatin
Wojciech Szczensy, Joan Laporta dhe Marc Andre Ter Stegen

Barcelona ka vendosur të largojë sërish me formulën e huazimit, portierin Marc Andre Ter Stegen. Pasi nuk ia doli dot të përmbushë pritshmëritë në La Liga me kalimin te Girona, e cila ra dhe një kategori më poshtë në sezonin e fundit, gjermani do të kalojë në kampionatin holandez, aty ku e pret Ajax.

Siç raporton media spanjolle “AS”, marrëveshja mes palëve është drejt finalizimit. Ter Stegen është dëshirë e Michel, trajneri i cili e stërviti pikërisht tek skuadra katalanase, ndaj dhe të dy ata do të punojnë sërish së bashku në një tjetër kampionat.

Me largimin e gjermanit, Barcelona i jep fund një tjetër çështjeje sa i takon portierëve, pasi më herët ndau rrugët me Inaki Penan. Ky i fundit firmosi për Panathinaikos në Greqi dhe për sezonin e ardhshëm, në portën e katalanasve do të llogariten Joan Garcia si startues, Wojciech Szczensy dhe një mes Ander Astralagas dhe Aron Yaakobshvili.

Poll

Lexo gjithashtu