Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

E BUJSHME/ Joan Laporta plas “në shesh” të vërtetën për Julian Alvarez: Lojtari e ka shprehur vullnetin, presim nga Atletico që të...

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Joan Laporta plas “në shesh” të
Joan Laporta dhe Julian Alvarez

Julian Alvarez mbetet e vetmja dëshirë e Barcelonës për sulmuesin e së tashmes dhe së ardhmes. Sulmuesi i Atletico Madrid i cili deklaroi ditë më parë se do të ishte në të mirë të të gjitha palëve, një transferim diku tjetër, është një admirues i hapur i katalanasve dhe ëndrra e tij mbetet e pandryshueshme, një kalim në “Camp Nou”.

Lidhur me këtë çështje, së fundmi ka ardhur dhe një qëndrim nga presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, i cili në mbledhjen e sotme ku mori edhe zyrtarisht detyrën si i pari i klubit, sqaroi se ata e kanë bërë gati ofertën e dytë që do t’u përcillet madrilenëve për ta lënë atë të lirë.

“Fola personalisht me Atleticon dhe ua bëra të qartë objektivin tonë. Kemi dërguar një ofertë të një shume të caktuar dhe e dimë se lojtari dëshiron të vijë te Barcelona prej shumë kohësh, madje që kur ishte pjesë e Manchester Cityt.

Në këtë linjë, ne e dërguam ofertën me gjithë respektin ndaj Atleticos. Kam folur me të dy, Cerezon dhe Miguel Angel Gil. Oferta u dorëzua dhe ata më thanë që s’kanë ndërmend ta shesin, kjo sepse nuk kanë alternativa”, u shpreh Laporta.

Në fund, presidenti sqaroi se kjo ofertë do të jetë valide, deri në momentin kur ata të gjejnë dikë për ta zëvendësuar “merimangën” e sulmit, por pa dhënë detaje konkrete mbi shumën fikse të transferimit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

Poll

Lexo gjithashtu