Belgjika është skuadra e radhës që ka prerë biletën për në çerekfinale, pasi mposhti me rezultatin 1-4 Amerikën, në kuadër të 1/8-tave të finaleve.
Në stadiumin “Lumen Field”, të besuarit e trajnerit Rudi Garcia treguan se kishin ardhur për ta fituar këtë përballje dhe në minutën e 9-të të sfidës vjen goli i parë i shënuar nga Charles De Ketelaere për t’i dhënë avantazhin të tijëve.
Megjithatë, gëzimi i këtij avantazhi zgjat 22 minuta, pasi Tillman rikthen baraspeshën falë një goli të shënuar nga goditja e dënimit, ndihmuar dhe nga një devijim i lehtë por vendimtar i futbollistit kundërshtar. Sidoqoftë, belgët u shfaqën akoma dhe më të vendosur në lojë duke vendosur sërish epërsinë në favorin e të tijëve me të njëjtin autor, në të 33-tën minutë.
Në fraksionin e dytë, Belgjika “firmos” edhe kualifikimin më tutje, përmes dy golave të shënuar nga Hans Vanaken (minuta 57) dhe Romelu Lukaku (90’+3) të cilat kopsisin edhe suksesin e merituar. Në fazën tjetër, skuadra belge do të masë forcat me Spanjën që nxorri jashtë Portugalinë në mbrëmjen e së hënës.
(PËRMBLEDHJA: AMERIKË – BELGJIKË)
