Ia ka dalë të fitojë gjithçka ka dashur në karrierë, por Kupa e Botës ishte dëshira e tij më e madhe. Cristiano Ronaldos iu shkëput një tjetër shans nga duart, duke ndërprerë këtu rrugëtimin e tij me Portugalinë në Botëror, pas eliminimit nga Spanja me rezultatin 0-1.
Tentoi në çdolloj mënyre për të kapur me "thonj" çerekfinalen, por nuk ishte e destinuar që topi të prekte rrugën drejt rrjetës. Aq sa dhe lotët pas vërshëllimës së fundit shpjegojnë më së miri skenarin që nuk pati një fund të lumtur siç ai e priste.
Ngritja e trofeut më të lakmuar në botë, do të ishte një ikje me lavdi dhe shumë histori dhe gjurmë të lëna. Por, kjo nuk funksionoi për Ronaldon. Ndaj dhe emocionet e tij shprehin më së miri, ëndrrën që mbeti thjesht një iluzion.
Cristiano Ronaldo në lot pas ndeshjes
