Spanja është kualifikuar në çerekfinale, pasi ka mposhtur minimalisht Portugalinë 0-1. “Furia e Kuqe” iu fal të vetmit gol të shënuar në minutat e fundit të shtesës së pjesës së dytë dhe nga Mikel Merino, i cili aktivizohet në fraksionin e dytë të sfidës për t’i siguruar të tijëve “biletën për në fazën tjetër.
Shanset ishin të shumta në të dyja kampet, por finalizimi nuk ishte pika e tyre më e fortë, kjo edhe për meritë të dy portierëve që e mbajtën aktive dhe të hapur takimit në çdo moment, në pritje për goditjen finale.
E kjo e fundit erdhi pikërisht nga sulmuesi i Arsenalit, falë korridorit fantastik të gjetur nga Ferran Torres për të shënjestuar saktë shtyllën e majtë të portës.
Me këtë rezultat, Spanja i duhet të pres kundërshtarin e radhës me të cilin do të përballet në çerekfinale, ndërsa Portugalia ndërpret këtu rrugëtimin e Botërorit, në atë çfarë quhet edhe lamtumira e Cristiano Ronaldos.
Portugali 0-1 Spanjë (Merino 90'+1)
Botërori 2026: 1/8-tat
Stadiumi: “AT&T Stadium”
Arbitër kryesor: Anthony Taylor (anglez)
FORMACIONET ZYRTARE:
PORTUGALI (4-2-3-1): Costa; Cancelo, Dias, Veiga, Mendes, Neves, Vitinha, Neto, Fernandes, Joao Felix, Ronaldo. Trajner: Roberto Martinez.
SPANJË (4-3-3): Simon; Porro, Cubarsi, Laporte, Cucurella, Pedri, Rodri, Lamine Yamal, Olmo, Baena, Oyarzabal. Trajner: Luis de la Fuente.
NDESHJA
Mbyllet ndeshja, Portugali 0-1 Spanjë.
90'+6 Çfarë shansi ka humbur Bernardo Silva, Portugalia pranë barazimit.
90'+1 GOOOOOOL SPANJA! Çfarë aksioni fantastik, Merino mposht me finesë portierin Costa.
Nis pjesa e dytë, Portugali - Spanjë.
Mbyllet pjesa e parë, Portugali 0-0 Spanjë.
36' Çfarë shpëton Unai Simon!! Cristiano Ronaldo për pak sa nuk surprizon Spanjën.
30' Provon sërish Spanja për golin e avantazhin, këtë herë gabon para portës Olmo.
18' Aksion i rrjedhshëm nga Spanja! Tenton fillimisht Yamal me të majtën, por goditja gjen kundërpërgjigjen e portierit Costa. I pafat edhe Baena.
8' Çfarë shpërdoron Oyarzabal!! Nuk godet saktë përpara portës. Sidoqoftë, anullohet aksioni për pozicion jashtë loje.
3' Tenton Oyarzabal nga distanca, por topi shkon qetë në duart e portierit.
1’ Shkelmohet topi i parë, nis sfida mes Portugalisë dhe Spanjës.
