Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

E PAPRITUR/ Eliminimi nga Kupa e Botës ka tronditur një popull të tërë, trajneri nuk i reziston dot presionit dhe jep dorëheqjen

Shkruar nga NEWSPORT
E PAPRITUR/ Eliminimi nga Kupa e Botës ka tronditur një popull të
Javier Aguirre dhe Carlo Ancelotti

Përfaqësuesja e Meksikës nuk shkoi dot më shumë se faza e 1/16-ave në Kupën e Botës 2026. Edhe pse “Astekët” luajtën në fushën e tyre kundër Anglisë, u “nënshtruan”, e pasuar me humbjen 2 – 3.

Pritshmëritë ishin të mëdha te kombëtarja nga Amerika Qendrore, por që nuk ia dolën të “thyenin” Harry Kane me shokë. Pak orë pas ndeshjes, Javier Aguirre ka vendosur të japë dorëheqjen nga posti i trajnerit të Meksiks, aty ku aludohet se edhe trysnia ka bërë të vetën.

"Ëndrra ka mbaruar, por kemi treguar se jemi pranë skuadrave më të mëdha. Lojtarët fitojnë ndeshje, ndërsa trajnerët i humbasin. Unë e humba këtë ndeshje", ishin fjalët e Aguirre.  

Ndonëse 67-vjeçari kishte bërë punë të mirë, e përkthyer me mesataren 2.09 pikë për ndeshje, sërish nuk ia doli të lërë “gjurmë” në arenën e futbollit botëror.       

Poll

Lexo gjithashtu