Elbasani - Conference League
Sonte në mbrëmje, Elbasani do të zbresë në fushë për aktin e parë të kualifikueseve të Conference League, përballë BATE Borisov.
Krahas shumë futbollistëve që do të jenë gatshëm për trajnerin Ivan Gvozdenovic, një shans për aktivizim do të kenë dhe dy futbollistët Bernard Karrica dhe Marjo Bajramaj, të cilët erdhën nga Vora në formë huazimi vetëm për këto sfida europiane.
Pikërisht, ekipi i Superiores, ka publikuar një mesazh në kuadër të këtij takimi të rëndësishëm për nënkampionët, ku i urojnë suksese lojtarëve.
"Suksese djemve tanë në sfidën ndaj BATE Borisov në kualifikueset e UEFA Conference League! Ju urojmë një paraqitje sa më të mirë dhe shumë fat. Na bëni krenarë", shkruan Vora.
Story i ekipit të Vorës në Instagram drejtuar lojtarëve
Poll
