Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

VIDEO/ Zvicra e “pathyeshme” për Kolumbinë, Xhaka udhëheq helvetët drejt çerekfinaleve! I pret Argjentina e Messit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Zvicra e “pathyeshme” për Kolumbinë, Xhaka
Zvicër - Kolumbi

Zvicra është kombëtarja e fundit që ka siguruar “biletën” e çerekfinaleve në Kupën e Botës 2026. Helvetët me kapiten Granit Xhakën, mposhtën pas penalltive Kolumbinë, ndërsa koha e rregullt u mbyll 0 – 0.

Të dyja ekipet tentuan të siguronin kualifikimin brenda 90 minutave, por pa sukses, ashtu siç ndodhi edhe në kohët shtesë. Nga “ruleta ruse”, Zvicra u tregua më e saktë.

Xhaka hapi serinë e penalltive, ndërsa Zvicra gaboi vetëm me Akanjin. Kolumbia nga krahu tjetër, shfaqi shenja dobësi në ekzekutimin e 11-metërshave, gabuan Sanchez dhe Hernandez. Madje edhe lojtarët që shënuan, demostruan pasiguri.

Në fazën çerekfinale të kompeticionit më elitar në futbollin botëror, Zvicra e Xhakës do të gjejë përballë Argjentinën e Messit, të cilët janë kampionët në fuqi.

RASTET DHE PENALLTITË NË ZVICËR - KOLUMBI

Poll

Lexo gjithashtu