Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Egnatia s’e ndal hapin as përballë rivalit slloven, klubi rrogozhinas iu drejtohet tifozëve me MESAZHIN e rëndësishëm (POSTIMI)

Shkruar nga NEWSPORT
Egnatia s’e ndal hapin as përballë rivalit slloven, klubi
Egnatia në Champions League

Pas fitores me shifrat e përgjithshme 7-2 ndaj Petrocub, Egnatia sheh përpara dhe bën gati përgatitjet për sfidën e radhës në kualifikueset e Champions League, të cilën do ta luajë përballë NK Celje.

Në takimin e parë rrogozhinasit do të jenë pritës në stadiumin “Arena Egnatia” dhe ndeshja do të nisë në orën 21:00.

Në vigjilje të këtij dueli, kampionët e Shqipërisë kanë vendosur t’i bëjnë thirrje tifozëve që t’i bashkohen në këtë rrugëtim që vazhdon në shtëpinë e tyre, teksa njoftojnë edhe biletat që kanë dalë në shitje me çmimet përkatëse.

Objektivat e skuadrës së udhëhequr nga trajneri Nevil Dede janë madhore, ku së paku do të kërkohet “kyçja” e grupeve të Conference League, nëse rrugëtimi në Champions ndërpritet. Megjithatë, në kampin rrogozhinas, “jehona” e triumfit shton “oreksin” për të tjera rezultate pozitive.

Poll

Lexo gjithashtu