Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Kaos në Francë pas triumfit të PSG-së, 780 të arrestuar dhe dhjetëra policë të plagosur

Shkruar nga NEWSPORT
Kaos në Francë pas triumfit të PSG-së, 780 të arrestuar
Foto ilustruese

Festimet për fitoren e Paris Saint-Germain në finalen e Ligës së Kampionëve u kthyen në skena dhune në Paris dhe qytete të tjera franceze.

Policia franceze arrestoi 780 persona pas përleshjeve, zjarreve dhe akteve të vandalizmit që shpërthyen pas triumfit ndaj Arsenalit.

Ministri i Brendshëm, Laurent Nunez, bëri të ditur se 57 efektivë policie mbetën të plagosur, ndërsa disa tifozë sulmuan dyqane dhe tentuan të godisnin një komisariat në Paris.

Sipas autoriteteve, 480 arrestime u kryen vetëm në rajonin e Parisit, ndërsa 277 persona përfunduan në paraburgim, mes tyre edhe 82 të mitur.

Pavarësisht incidenteve, autoritetet konfirmuan se festimet e planifikuara pranë Kullës Eiffel do të zhvillohen normalisht dhe skuadra e PSG-së do të pritet nga presidenti Emmanuel Macron në Pallatin Elysee.

“Situata është vënë kryesisht nën kontroll”, deklaroi Nunez, ndërsa shtoi se policia ndërhyri disa herë për të shmangur bllokimin e rrugëve kryesore të kryeqytetit.

Poll

Lexo gjithashtu