PSG - Arsenal
Mund të tingëlloj “anormale”, por është e vërtetë, bordi i PSG-së, ka vendosur bonues prej 1 milionë euro për çdo lojtar, nëse skuadra franceze triumfon në finale kundër Arsenalit.
Ndeshja do të nis pas pak minutash në Budapestë të Hungarisë dhe për lojtarët e Parisit, ky është një motivim shtesë. Kuota në fjalë, nuk është dëgjuar as në finalen e Kupës së Botës, e jo më për Champions League.
E qartë se PSG kërkon ta fitoj me çdokusht kompeticionin më të rëndësishëm për klube sërish. Në “letër”, kryeqytetasit e Francës janë më të avantazhuar, por fusha do jap verdiktin final.
Poll
