Achraf Hakimi
Në ditët e fundit para finales së Champions League mes PSG dhe Arsenal, ka dalur në një intervistë për mediat, mbrojtësi maroken Achraf Hakimi. Ky i fundit nuk ka kursyer elozhet për trajnerin e ekipit parisien, Luis Enrique.
“Luis Enrique e ka ndryshuar të gjithë skenën e PSG-së. Që kur ai erdhi, mentaliteti i të gjithëve ka ndryshuar. Tani jemi një ekip, luajmë për njëri-tjetrin, jemi një familje. Të luash kështu e bën gjithçka më të lehtë”, tha ylli i PSG-së.
Kujtojmë që marokeni ishte një mungesë e madhe në ndeshjen e kthimit përballë Bayern Munich në gjysmëfinale. Megjithatë, ai është rikuperuar dhe është gati për aktin final.
Poll
