Egnatia dhe Celje kanë barazuar në ndeshjen e parë të turit të dytë kualifikues të Champions League. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Rrogozhinës, përfundoi 3-3 mes spektaklit. Pas këtij dueli ka folur mbrojtësi i rrogozhinasve, Eneo Bitri.
“Çdo vit golat më janë bërë zakon. Shpresoj që të vazhdoj kështu me këtë ritëm. Gjithmonë jam aty ku duhet. Kur kam ardhur ka qenë objektivi i qartë, minimumi i Conference League. Agim Demrozi mi ka plotësuar të gjitha kushtet. Kam gjetur një Egnatia kampione, si brenda dhe jashtë fushës. Ky është çelësi kryesor që Egnatia po bën hapat e duhur.
Me hyrjen e Adjessas duke qenë se ka tjetër profil nga Bakayoko, mendoj se rregulluam disi në pjesën e dytë. Gjëja e parë që duhet të bëjë Egnatia është që të mos pësojmë gol. E folëm që të mos pësonim gola, pastaj para të bënim maksimumin. Kemi humbur çdo top të dytë, përveç golit të dytë që ishte shpërqendrim.
Mendoj se në ndeshjen tjetër, do të jetë një ndeshje tjetër. Emrat e rinj gati për Egnatian? Ata djem që janë sot në stol, janë pothuajse njësoj me lojtarët e formacionit. Gjendja fizike? Të gjithë janë 100% të gatshëm për të kontribuar në fushë”, tha Bitri.
