Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

“Jam i bindur që do të fitojmë në Slloveni”, Nevil Dede shuan dilemat: Ja pse nuk luajti Albano Aleksi

Shkruar nga NEWSPORT
“Jam i bindur që do të fitojmë në Slloveni”,
Nevil Dede

Egnatia dhe Celje kanë barazuar në ndeshjen e parë të turit të dytë kualifikues të Champions League. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Rrogozhinës, përfundoi 3-3 mes spektaklit. Pas këtij dueli ka folur trajneri fitues, Nevil Dede. 

“Jam i mërzitur për dëmtimin e Bakayoko. Ka një dëmtim në gju, duhet ndaluar. Nuk kuptova as vendimin e arbitrit në atë moment. Është një ndeshje për të komplimentuar çunat. Por u treguam naivë se si i pësuam golat dhe mbrojtja nuk i ndante mirë pozicionet dhe detyrat. Por kishim forcë të reagonim. Shpërdorime rastesh kishte shumë. Trajnerin e mërzit kur pëson më shumë se një gol.

Me Adjessën nuk e bëjmë dot presionin që bëjmë me Bakayoko. Po zbrisnin me dy 6-ta poshtë dhe s’po bënin gjë në qendër. E pësuam shumë shpejt golin, duhet të dilnim më agresivë. Të dy 8-shat tanë ndodheshin në inferioritet numerik. Mënyra se si tranzicionet ne i interpretuam, mund të rregullonim diçka.

Dështuan rinisjet? E vërtetë. Si rrallëherë kemi gabuar shumë topa në nisje. Në një llogjikë të thjeshtë, matematikë ti ke konsum më të madh. Në kundërsulm është e vështirë që të ripozicionohesh. E dinim që kundërshtari armën më të fortë e ka të krijojë dendësi lojtarësh. Nuk arritëm ta mbulonim si duhet. Me 3 krosime ne morën golat.

Keqardhje për mosneutralizim? Të them të vërtetën Loukili po ruhej sepse ishte me një karton të verdhë, mund të mungonte ndeshjen tjetër. Në pjesën e dytë i dhashë liri vetëm për të qenë pranë topit. Fernando po punonte lart dhe siç u pa kur nisej.

Sa punë prishi dëmtimi i Bakayoko, sa e detyruar të ndryshonte Egnatia? Karakteristikat janë gjithmonë të ndryshme, të lojtarëve. Qëllimi ynë ishte që Baka të futej në dyluftim me kundërshtarin dhe Albanese të kishte hapësira. Albanese dilte shumë qartë. Adjessa është e kundërta, lojtar statik që do topin në trup dhe ishte pa ngrohje. Por besoj që në pjesën e dytë bëri mirë, na dha frymëmarrje. Më kënaq shënimi i golave nga mesfushorët tanë. Mundohemi të punojmë, por kur bëhet kaq shpejt, kënaqesh. Por kur pëson 3 gola...

Mendoj që nuk u ndanë mirë detyrat për të mbajtur kundërshtarët. Po luanim 3 kundër 1 dhe u detyrova që të krijoja dy 6-ta. Nuk jam i kënaqur me atë lëvizje taktike timen. Ne ndonjë situatë nuk ishim korrektë. Janë gjëra që mund të rregullohen dhe mund të përmirësohen. Në Conference League janë skuadra të mira. Mendoj se shanset janë 60-40, jam i bindur që do të fitojmë. Më të lehtë do ta kemi atje se këtu.

Çështja Aleksi, në stol? Është kapiteni i ekipit, stërvitet rregullisht, korrekt. Është zgjedhje taktike e imja dhe vetëm kaq. Mos harroni që kemi edhe Montenegro, është gati, lojtar me cilësi dhe kualitet. Sa të njihet me skuadrën. Kur ka qenë Montenegro këtu, ka pas luajtur ndryshe Egnatia. Tani ne kemi dy sulmues. Është një djalë që punon seriozisht. Shpresoj që në Slloveni të bëjë atë që duhet. 60-70 minuta ka në këmbë, mendoj të paktën”, tha Dede.  

Poll

Lexo gjithashtu