Egnatia - Champions League
Egnatia do të jetë pritëse e duelit të parë të turit të dytë të kualifikueseve të Champions League, në sfidën përballë NK Celjes, sfidë kjo që do të luhet në Rrogozhinë në orën 21:00.
Lidhur me këtë përballje tepër të rëndësishme për ekipin e Nevil Dedes, UEFA ka caktuar dhe trupën e arbitrave nga Turqia që do vendosin drejtësi në fushën e lojës.
Kryesor do të jetë Atilla Karaoglan, i mbështetur nga dy asistentët e tij Ceyhun Sesiguzel dhe Abdullah Ozkara.
Arbitri Atilla Karaoglan
Një italian (Michael Fabbri) do të mbikëqyr sfidën në rolin e VAR-it, me këtë të fundit që do të asistohet po ashtu nga Onur Ozutoprak. Zyrtar i katërt është caktuar Oguzhan Cakir.
Poll
