Egnatia do të zbresë ditën e sotme në fushën e lojës për të zhvilluar ndeshjen e kthimit përballë NK Celjes, e vlefshme për raundin e dytë të kualifikueseve të Champions League. Sfdia e cila do të luhet në stadiumin “Z’dezele Stadion”, prej orës 20:15.
Për ekipin e drejtuar nga Nevil Dede, ky takim vlen gjithçka për gjithçka në rrugëtimin e tyre evropian, ndaj dhe në tokën sllovene do tentohet të mbahet i njëjti ritëm dhe këmbëngulje për të tentuar edhe një tjetër surprizë të madhe siç është kualifikimi për në raundin e tretë.
Megjithatë, duhet thënë se vendasit, në këtë rast, Celje, do shfrytëzojë maksimum faktorin shtëpi për të “prishur” këtë plan të kampionëve të Superiores.
Marrë për bazë edhe rezultatin e takimit të parë zhvilluar në Rrogozhinë, që prodhoi një “festival” golash, 3-3, pritet një tjetër duel i hapur dhe entuziasmues. Një shtysë më shumë për “djemtë” e Dedes që të vazhdojnë të njëjtën “uri” për shënim dhe të kthehen në Shqipëri me një tjetër objektiv historik të arritur.
