Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA II

ZYRTARE/ Dikur i bënte “zbor” mesfushës me Partizanin dhe Tiranën, ish-i i kryeqytetasve merr detyrën e rëndësishme në Kategorinë e Dytë

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Dikur i bënte “zbor” mesfushës me Partizanin dhe
Idriz Batha së bashku me trajnerin Artan Meçanin

Butrinti ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se Idriz Batha do t’i bashkohet stafit të ri teknik, për sezonin e ardhshëm të Kategorisë së Dytë, 2026/27.

34-vjeçari, i cili “vari këpucët në gozhdë” më 17 dhjetor të një viti më parë, do të jetë zëvendëstrajneri i klubit sarandiot dhe do të punojë në krah të trajnerit Artan Meçanit.

Një hap i rëndësishëm në karrierë për Bathën, i cili gjatë kohës aktive si futbollist, bëri emër me klubet më elitare të Superiores si Partizani, Tirana, Flamurtari dhe Teuta, ndërsa ka qenë po ashtu pjesë e Besës po në Shqipëri. Sa i përket përvojave ndërkombëtare, ai spikati te UTA Rad në Rumani dhe Al Najma në Arabinë Saudite.

Poll

Lexo gjithashtu