Drita
Ditën e sotme, prej orës 20:00, Drita do të presë në stadiumin “Fadil Vokrri” Florianën, në ndeshjen e kthimit të vlefshme për raundin e dytë të kualifikueseve të Conference League.
Pas barazimit 1-1 në tokën malteze, kampionët e Superligës konsiderohen favoritë, së paku në letër, kjo edhe për shkak se janë ekip pritës dhe takimi i parë iu lejon të “ëndërrojnë”.
Një tjetër aspekt që nxit lojtarët të zbresin në fushë me një motiv të madh, është edhe ecuria e javëve të fundit ku mungon fitorja, ndaj përballë Florianës, krahas synimit për të prerë biletën e avancimit më tutje, do kërkohet edhe rregullimi i bilanceve.
Poll
